Pakistani përgënjeshtron pretendimet e Departamentit amerikan të Shtetit

Pakistani ka mohuar pretendimet e Departamentit amerikan të Shtetit që kanë të bëjnë me bisedën telefonike midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe Kryeministrit pakistanez Imran Khan, në lidhje me terrorizmin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Muhammed Faysal, shkroi në llogarinë e tij në Twitter se nuk janë të vërteta pohimet e Departamentit amerikan të Shtetit, se gjatë bisedës telefonike Pompeo "ka vënë theksin te rëndësia e një lufte më të ashpër kundër të gjitha grupeve terroriste që veprojnë në atë territor".

Duke e vënë në dukje se gjatë bisedës në fjalë, fare nuk është diskutuar mbi këtë temë Faysal tha: "Gjatë bisedës, nuk janë përmendur fare grupet terroriste, të cilat veprojnë në territorin e Pakistanit. Nga këtu, adresojmë një ankesë në pohimet e tilla të pavërteta”, ndërsa bëri thirrje për korrigjim të këtij gabimi.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në një konferencë për mediat tha se Pompeo, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë e re pakistaneze, për të shtuar se nevojitet një luftë më e ashpër kundër të gjitha organizatave terroriste që veprojnë në territorin pakistanez.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo më 5 shtator do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Pakistan.

Ai do të jetë ministri i parë i Jashtëm, të cilin do ta presë Kryeministri i ri i Pakistanit, Imran Khan.

Lajme të ngjashme