Duterte: Sondazhet e Kinës për naftë mund të shkaktojnë luftë

Sipas shtypit vendas, Duterte ka theksuar se Kina është duke zhvilluar veprimtari në ishujt që gjenden në Detin e Kinës Jugore.

Duterte: Sondazhet e Kinës për naftë mund të shkaktojnë luftë

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte tha se sondazhet e naftës nga Kina në Detin e Kinës Jugore mund të shkaktojnë luftë.

Sipas shtypit vendas, Duterte ka theksuar se Kina është duke zhvilluar veprimtari në ishujt që gjenden në Detin e Kinës Jugore.

Duke e bërë të ditur se Kina është duke zhvilluar aktivitete këtë zonë, të drejta mbi të cilat i pretendon edhe vendi i tij, Duterte tha se Filipinet do të monitorojnë nëpërmjet satelitëve lëvizjet e anijeve.

Duterte ka thënë se nëse Kina vazhdon të pronësojë resurset në ishuj, atëherë do të lindin probleme dhe kjo gjë mund të shkaktojë luftë.

Kina me anë të një harte të publikuar në vitin 1947 pretendon sovranitetin mbi 80 për qind të rajonit kontestues.

Krahas udhëheqjes së Pekinit, e cilat duke ndërtuar baza ushtarake dhe impiante mbi ishuj artificial në këtë zonë të kontestuar përpiqet për të forcuar pozitën e saj, vendet e Azisë Juglindore, Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami kanë gjithashtu pretendimet e tyre në këto ujëra.

Ndërkaq krahas vendeve të rajonit të cilat gjithashtu pretendojnë të drejtën e tyre në këto ujëra kundër udhëheqjes së Pekinit dalin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kina, e cila pretendon se po e përdorë të drejtën e saj për vetëmbrojtje në bazë të ligjit ndërkombëtar, mbi shkëmbinjtë nënujor Subi (Cubiciao), Fiery Cross (Jongshudao), Mischief (Meciciao), Shisha (Paracel), Moody (Jongshingdao) të grupit të ishujve Nansha ka ndërtuar pista të avionëve për përdorim ushtarak dhe civilë.



Lajme të ngjashme