Indonezi - Ishulli Lombok “lëkundet” mbi 1000 herë në 17 ditë

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, njoftoi se që nga tërmeti i 5 gushtit në ishull janë regjistruar 1.005 lëkundje.

Indonezi - Ishulli Lombok “lëkundet” mbi 1000 herë në 17 ditë

Pas tërmetit me madhësi 7 ballë të 5 gushtit, brenda 17 ditëve në ishullin indonezian Lombok janë regjistruar edhe 1.005 lëkundje pasuese. 

Sipas lajmeve në media lokale, Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, njoftoi se që nga tërmeti i 5 gushtit në ishull kanë ndodhur 1.005 dridhje.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nga tërmeti në Ishullin Lombok kanë humbur jetën 515 persona, ndërsa janë plagosur 7 mijë e 145 të tjerë.

Në vend ka shqetësim për rritjen e numrit të të vdekurve, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim shpëtim.

Nga tërmeti janë dëmtuar rreth 75 mijë shtëpi, kurse 431 mijë e 436 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

 

Fjalët Kyçe: Ishulli Lombok , Indonezi , tërmet

Lajme të ngjashme