OKB: Mbi 130 civilë të vrarë në përleshjet në Libi këtë vit

Koordinatorja e OKB-së për çështje humanitare në Libi, Maria Ribeiro, me rastin e ditës botërore të ndihmave humanitare ka lëshuar një kumtesë, ku njofton se më shumë se 130 civilë kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve në Libi në vitin 2018.

OKB: Mbi 130 civilë të vrarë në përleshjet në Libi këtë vit

Të paktën 130 civilë kanë humbur jetën këtë vit në përleshjet që kanë shpërthyer në Libi, flasin të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Koordinatorja e OKB-së për çështje humanitare në Libi, Maria Ribeiro, me rastin e ditës botërore të ndihmave humanitare ka lëshuar një kumtesë, në të cilën rikujtoi vuajtjet e civilëve si pasojë e konflikteve anembanë botës.

Me këtë rast, ajo vuri theksin edhe tek kushtet e vështira me të cilat përballen civilët në Libi.

"Në përleshjet, të cilat kanë shpërthyer në Libi gjatë këtij viti, e kanë humbur jetën të paktën 130 civilë, në mesin e të cilëve ka fëmijë”, thekson Ribeiro.

Ajo nënvizoi situatën e vështirë në të cilën ndodhen gratë dhe vajzat, që po përballen me një numër rreziqesh, përfshirë abuzimin seksual.

Sipas saj, punonjësit mjekësorë vazhdojnë të trajtojnë të plagosurit dhe të sëmurët duke u përballur me shumë rreziqe dhe kërcënime.

Koordinatorja e OKB-së për çështje humanitare në Libi, Maria Ribeiro apeloi tek partitë politike të mbrojnë civilët.



Lajme të ngjashme