Irani ekzekuton dënimet kapitale për 6 persona

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar të paktën gjashtë persona në qytetin verilindor Mashhad, të cilët më herët ishin dënuar me vdekje për vjedhje dhe krim të organizuar.

Televizioni shtetëror i Iranit, duke u thirrur në zyrtarët e gjyqësorit dhe të sigurisë të krahinës Horasan-i Rezvi, herët në mëngjes ka publikuar lajmin për ekzekutimin e gjashtë personave, të cilët më herët ishin dënuar me vdekje për vjedhje.

Zv/kryeprokurori i krahinës, Hasan Haydari, konfirmoi se dënimi me vdekje është zbatuar pas konfirmimit nga Gjykata e Lartë e Iranit.

Ai tha se në krye të organizatës kriminale ishte një ish-tregtar me ari dhe ka njohur njerëz, të cilët poashtu kanë qenë tregtar të arit. Pjesëtarët e grupit në rrugën Mashhed-Teheran nga një tregtar kanë vjedhur katër kilogram ari.

"Dënimi me vdekje duhet të jetë mësim për ata që prishin paqen dhe sigurinë e vendit", ka thënë Haydari. (AA)

Lajme të ngjashme