Itali – Ceremoni shtetërore për viktimat e urës së shembur "Morandi"

Autoritetet italiane zhvilluan të shtunën ceremoninë shtetërore mortore për viktimat e urës së shembur "Morandi" në Gjenovë...

Itali – Ceremoni shtetërore për viktimat e urës së shembur "Morandi"

Autoritetet italiane zhvilluan të shtunën ceremoninë shtetërore mortore për viktimat e urës së shembur "Morandi" në Gjenovë.

Kjo ceremoni u zhvillua për 18 nga viktimat, pasi familjarët e viktimave të tjera nuk pranuan duke zgjedhur të zhvillojnë ceremoni private.

Numri i viktimave ka arritur në 42.

Mbi arkivolët ishin vënë flamuj kombëtarë, pellushe, bluza dhe sende të tjera personale të viktimave.

Për të gjitha ato autoritetet kishin vendosur kurora me trëndafila të bardhë.

Ceremonia u zhvillua në prani të Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, të presidentit të Senatit dhe Dhomës së Ulët të Parlamentit, Casellati dhe Fico, të Kryeministrit Conte dhe të Ipeshkëvit të Gjenovës, Angelo Bagnasco.



Lajme të ngjashme