Organizata terroriste YPG/PKK vazhdon me bisedime me regjimin e Esadit për veriun e Sirisë

Organizata terroriste YPG/PKK ka realizuar takime për herë të dytë në kryeqytetin Damask me përfaqësues të regjimit të Bashar Esadit në Siri të cilët kanë diskutuar për detajet në lidhje me menaxhimin e territoreve të pushtuara nga kjo organizatë.

Sipas lajmit të gazetës “Vatan”, e cila njihet me afërsinë që ka me regjimin e Esadit, mësohet se një delegacion nga i ashtuquajturi Këshilli Demokratik Sirian i formuar nga YPG/PKK-ja është takuar me delegacionin e regjimit në Damask.

Në lajmin e gazetës, ku janë paraqitur deklaratat e Rijad Dirar, të ashtuquajturit bashkëkryetari i këshillit, thuhet se në takim është diskutuar për administrimin e veçantë në rajonet e pushtuara nga organizata dhe konceptin e menaxhimit të rajoneve autonome nën kontrollin e qeverisë. 

Dirar për pyetjen në lidhje me të ardhmen e YPG-së, e cila përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS), është përgjigjur se "FDS do të jenë një pjesë e ushtrisë së Sirisë dhe do të ruajë kufijtë e vendit. Sigurisht kjo pasi të dakordohemi". 

Ndër të tjera në lajm theksohet se delegacionet do të vazhdojnë bisedimet edhe në periudhat në vijim. 

Delegacioni i YPG/PKK ka vizituar Damaskun edhe në fundin e muajit të kaluar ku kishte diskutuar për çështjet si partneriteti ushtarak në territoret e pushtuara nga organizata, autonominë ekonomike, integrimin dhe bashkëpunimin kundër Turqisë. 

Bashkëpunimi në fushat ushtarake dhe ekonomike mes YPG/PKK - regjimit të Esadit, i cili ka vazhduar përgjatë luftës, është intensifikuar pas dakordimit që Turqia arriti në qershor me SHBA-të për Menbixhin. 

Ndërkohë tërheq vëmendjen që takimi i dytë është zhvilluar pasi regjimi ka shpallur se do të zhvillojë zgjedhje lokale muajin e ardhshëm. (AA)

Lajme të ngjashme