Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Egjipt - Vëllezërit Myslimanë me iniciativë të re për vendosjen e stabilitetit politik në vend

Organizata e Vëllazërisë Myslimane (Ihvan) në Egjipt ndërmori një iniciativë të re për ta nxjerr vendin nga "tuneli i errët" në të cilën ndodhet.

Egjipt - Vëllezërit Myslimanë me iniciativë të re për vendosjen e stabilitetit politik në vend

Organizata e Vëllazërisë Myslimane (Ihvan) në Egjipt ndërmori një iniciativë të re për ta nxjerr vendin nga "tuneli i errët" në të cilën ndodhet.

Në një komunikatë të publikuar nga organizata me rastin e 5-vjetorit të protestave në sheshet Rabia dhe Nahda është publikuar një plan me titull “Thirrje për Dialog Kombëtar” i përbërë prej 10 pikëve. Bëhet e ditur se plani në fjalë synon nxjerrjen e vendit nga “tuneli i errët” në të cilin ndodhet.

Disa prej pikave më të rëndësishme të këtij plani janë: “Njohja e Ihvanëve si organizatë kombëtare, miratimi i metodës paqësore për ndryshim, pranimi i legjitimitetit të popullit si burim i vetëm, kundërshtimi i polarizimit, vënia e theksit se të drejtat e viktimave nuk kanë skaduar, emërimin e Presidentit të përmbysur, Muhammed Mursi në krye të një qeverie të koalicionit të miratuar nga të gjitha grupet kombëtare dhe mbajtja e zgjedhjeve transparente me përfshirjen e të gjitha grupeve”.

Në komunikatë gjithashtu u bë thirrje për dialog gjithëpërfshirës kombëtar për të siguruar unitetin kombëtar.

Ndërkaq autoritetet egjiptiane nuk u prononcuan në lidhje me këtë iniciativë të Ihvanëve.

Të gjitha iniciativa kombëtare dhe ndërkombëtare të filluara pas përmbysjes me grusht shteti ushtarak të Presidentit të parë të zgjedhur të Egjiptit, Muhammed Mursi në vitin 2013 e këtej për ti dhënë fund krizës politike në vend, kanë mbetur pa rezultate.

Më 14 gusht 2013, forcat egjiptiane të sigurisë ndërhynë me armë ndaj protestave të përkrahësve të demokracisë të mbledhur në sheshet Rabia dhe Nahda me çrast kanë humbur jetën qindra persona, ndërsa janë plagosur me mijëra të tjerë.



Lajme të ngjashme