Sulm terrorist ndaj policisë në Pakistan
Të paktën 3 policë kanë humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit të hapur ndaj një pike të kontrollit policor në veri të Pakistanit.
1030448

Të paktën 3 policë kanë humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit të hapur ndaj një pike të kontrollit policor në veri të Pakistanit.
Pesë ose gjashtë terroristë kanë hapur zjarr ndaj një pikë sigurisë në rajonin Kargah Nala të krahinës Gilgit Baltistan.
Zyrtari policor i krahinës, Tanvirul Hasan, në deklaratën e tij tregoi se gjatë sulmit në pikën e sigurisë ishin 12 policë. Ai tregon se në sulm kanë humbur jetën 3 policë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Hasan tha se njëri prej sulmuesve është vrarë, ndërsa të tjerët kanë ikur duke i lënë armët e tyre. (AA)
Lajme të ngjashme

Kenia do të blejë 118 transportues të blinduar “Hizir” nga Turqia
Ushtria e Kenias njoftoi të hënën se do të blejë 118 transportues të blinduar nga Turqia.
