Kanada - 4 persona humbin jetën në një sulm me armë zjarri në New Brunwick
Zyrtarët e policisë njoftuan se në sulmin me armë zjarri që ndodhi në qytetin Fredericton të provincës New Brunswick janë vrarë 4 persona.
1029960

Në sulmin e armatosur të ndërmarrë në Kanada kanë humbur jetën 4 persona.
Zyrtarët e policisë njoftuan se në sulmin me armë zjarri që ndodhi në qytetin Fredericton të provincës New Brunswick janë vrarë 4 persona.
Autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonës ku ka ndodhur ngjarja.
Ndërkaq ende nuk është bërë ndonjë prononcim në lidhje se si është kryer sulmi.
Bëhet e ditur se në vend të ngjarjes janë dërguar ekipet e zjarrfikësve dhe autoambulancat.