Hamasi: Udhëheqja e Tel-Avivit përgjegjëse për vrasjet e civilëve në Gazë

Hamasi tha se përgjegjësia për marrjen e civilëve në shënjestër në sulmet që zhvillohen prej mbrëmjes së djeshme nga Izraeli në Gazë i përket udhëheqjes së Tel-Avivit.

Zëdhënësi i Hamasit, Abdullatif el-Kanu, në deklaratën me shkrim mbajti përgjegjës Izraelin për ata që ranë dëshmorë.    

“Përshkallëzimi i procesit barbar të bombardimit dhe marrjes në objektivë të civilëve në Gazë është një veprim i planifikuar më parë. Përgjegjësia e jehonës së kësaj u përket fuqive pushtuese dhe çmimin e krimeve do ta paguajnë rëndë” shkruhet në deklaratë.

Kanu në deklaratë bën të ditur gjithashtu se rezistenca palestineze ka përmbushur detyrën për vetëmbrojtje dhe për tu kundërpërgjigjur ndaj sulmeve kundër popullit dhe Izraeli nuk do të jetë i suksesshëm për zbatimin e çfarëdolloj bilanci mbi këto toka.

Lajme të ngjashme