ShBA konfirmon bashkëpunimin me Turqinë në Menbixh të Sirisë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Koloneli Rob Manning, njoftoi se vazhdojnë të punojnë me Turqinë, e cila është një aleate e ngushtë e ShBA-së, për të përfunduar dhe thjeshtësuar udhërrëfyesin e rënë dakord për Menbixhin.

ShBA konfirmon bashkëpunimin me Turqinë në Menbixh të Sirisë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), KoloneliRob Manning, njoftoi se vazhdojnë të punojnë me Turqinë, e cila është një aleate e ngushtë e ShBA-së, për të përfunduar dhe thjeshtësuar udhërrëfyesin e rënë dakord për qytetin sirian, Menbixh.

Manning iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën javore për mediat.

Në përgjigje të një pyetjeje se do të ndikohet apo jo harta rrugore në lidhje me rajonin Menbixh të Sirisë nga sanksionet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) zbatojnë ndaj Turqisë për shkak të çështjes Brunson (pastori amerikan Andrew Craig Brunson, i cili akuzohet për spiunazh dhe veprimtari kriminale në emër të organizatës terroriste guleniste (FETO) dhe organizatës terroriste separatiste PKK), Koloneli Manning tha:

"Çështja e marrëdhënieve ushtarake me Turqinë, me të cilën jemi aleatë në NATO, është një çështje që ne i qëndrojmë besnik (bashkëpunimit ushtarak)”.

Duke iu referuar kontakteve të Komandantit të Forcave amerikane në Evropë dhe njëherësh Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjenerali Curtis Scaparroti javën e kaluar në Ankara, zëdhënësi i Pentagonit tha:

"Ne vazhdojmë ti qëndrojmë besnik një zgjidhje të zbatueshme në të ardhmen për Menbixhin dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Menbixhit. Turqia është një aleate e ngushtë dhe ne i mirëkuptojmë shqetësimet e tyre të sigurisë. Gjithashtu po punojmë me ata për të përfunduar dhe thjeshtuar udhërrëfyesin".

Manning njoftoi vazhdimin e përgatitjeve për patrullimet e përbashkëta që do të realizojnë në Menbixh forcat turke dhe amerikane.

"Bërja e këtyre rregullimeve kërkon kohë. Ne nuk mund ta rrezikojmë sigurinë duke kryer patrullime të përbashkëta pa u pjekur mirë procesi", shtoi ai.

 


Lajme të ngjashme