Venezuelë - Ndalohen 6 të dyshuar për sulm me dronë ndaj Presidentit Maduro
Dje ndaj Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro në kryeqytetin Karakas u ndërmor një atentat me dronë me bomba.

Për rastin e sulmit me dronë me bomba ndaj Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro të ndërmarrë gjatë fjalimit që mbajti në një ceremoni të organizuar në kryeqytetin Karakas, janë ndaluar 6 persona të dyshuar për drejtimin e dronëve.
Ministri i Punëve të Brendshme të Venezuelës, Nestor Luis Reverol deklaroi se njëri nga dy dronët, që ishin të ngarkuar me nga 1kg eksploziv, u neutralizua deri sa ishte duke shkuar në drejtim të foltores, ndërsa droni tjetër shpërtheu pasi u përplas në një godinë.
Reverol bëri të ditur se në lidhje me rastin janë ndaluar 6 të dyshuar për drejtimin e dronëve, ndërsa shtoi se në vazhdim do të mund të ketë edhe arrestime të reja.
Ndaj Presidenti Maduro dje u ndërmor një sulm me dronë me bomba gjatë fjalimit të tij në një ceremoni të organizuar në kryeqytetin Karakas.
Në këtë sulm, ku Maduro shpëtoi pa lëndime, u plagosën 7 ushtarë.
Ndërkaq në fjalimin drejtuar popullit të mbajtur pas sulmit Presidenti Maduro ka thënë se “Kjo ishte një tentativë për të më vrarë, sot ndaj meje u ndërmor një atentat”, ndërsa përgjegjës për këtë sulm mbajti opozitarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që kanë lidhje me Kolumbinë.
Në anën tjetër një grup që veten e quan “Ushtarë të veshur me fanela”, nëpërmjet një postimi të bërë në Twitter, e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulm.
Lajme të ngjashme

Forcat izraelite qëllojnë me plumb plastik në sy një fëmijë palestinez
Forcat izraelite gjuajtën me plumb plastik në sy një fëmijë palestinez në Bregun Perëndimor.