ShBA-ja sot fillon me zbatimin e embargove ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se duke filluar nga sot vendi i tij do të filloj sërish me zbatimin e sanksioneve ndaj Iranit të pezulluara me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore.

ShBA-ja sot fillon me zbatimin e embargove ndaj Iranit

Pjesa e parë e vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rivendosjen e embargos ndaj Iranit, do të fillojë të zbatohet nga dita e sotme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se duke filluar nga sot vendi i tij do të filloj sërish me zbatimin e sanksioneve ndaj Iranit të pezulluara me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore.

Sekretari Pompeo bëri deklarata të rëndësishme për gazetarët gjatë kthimit të tij nga vizita në Azi.

Ai vuri në dukje se administrata e ShBA-së është e hapur që të ulet në tavolinën e negociatave me Iranin, ndërsa theksoi se për të realizuar këtë është e nevojshme që Teherani zyrtarë fillimisht të bëjë ndryshime të mëdha në politikat e tij.

Duke e cilësuar udhëheqjen e Iranit si “aktorë të këqij”, Mike Pompeo tha se qëllimi i Presidentit Trump është që të sigurojë që Irani të veprojë “si një vend normal”.

Sekretari Pompeo shtoi se Shtëpia e Bardhë do të prononcohet në lidhje me sanksione që do të zbatohen ndaj Iranit, ndërsa vijoi duke thënë se “ShBA-ja do ti vë në zbatim këto sanksione. Ato janë një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve që po bëhen kundër aktiviteteve qëllimkëqija të Iranit”.

Në kuadër të embargos do të parandalohet tregtia e Iranit me dollarë amerikan dhe nuk do të mjaftohen vetëm me goditjen e tregtisë me naftë, e cila është njëra prej burimeve kryesore të të ardhurave të Iranit, por do të kufizohet edhe tregtia e sektorit automobilistik me pjesë të këmbimit.

Nga embargot në fjalë do të ndikohen edhe vendet e treta që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në maj të këtij viti ka thënë se vendi i tij do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e arritur mes vendeve P5+1 dhe Iranit më 14 korrik 2015 në Vjenë të Austrisë e që hyri në fuqi më 16 janar 2016, ndërsa ka paralajmëruar edhe rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Pas kësaj Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se paketa e parë e sanksioneve ndaj këtij vendi do të hyjë në fuqi më 6 gusht, ndërsa paketa e dytë me 4 nëntor.



Lajme të ngjashme