Jemen - 273 civilë janë vrarë gjatë konflikteve që jetohen në këtë vend

Organizata për të Drejtat e Njeriut SAM publikoi raportin mbi konfliktet e jetuara në Jemen.

1026021
Jemen - 273 civilë janë vrarë gjatë konflikteve që jetohen në këtë vend

Gjatë konflikteve të jetuara në maj dhe qershor në Jemen, kanë humbur jetën 273 civilë.

Në raportin e Organizatës për të Drejtat e Njeriut SAM me seli në Gjenevë thuhet se në mesin e të vrarëve 41 kanë humbur jetën në sulmet ajrore të ndërmarra nga forcat e koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Arabia Saudite, 70 nga sulmet e huthive, 85 nga zjarret e hapura nga personat e panjohur, 52 për vepra penale, 19 nga shpërthimi i minave, 4 nga torturat në burgjet e huthive dhe 2 nga forcat qeveritare.

Në mes tjerash në raport thuhet se gjatë kësaj periudhe janë plagosur gjithsej 290 persona, në mesin e të cilëve 58 ishin fëmijë dhe 29 gra.     

Në Jemen, ku për një kohë të gjatë jetohet destabiliteti politik, po jetohen përleshje të armatosura mes militantëve huthi dhe forcave të qeverisë legjitime.

Militantët huthi prej shtatorit të vitit 2014 e këtej në duar mbajnë kryeqytetin Sana dhe disa rajone tjera, ndërsa forcat e koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Arabia Saudite nga muaji mars 2015 e këtej përkrahin forcat legjitime të qeverisë së Jemenit.



Lajme të ngjashme