Siri – 2 të vdekur nga një sulm me autobombë në Idlib

Të paktën 2 të vdekur dhe 13 të plagosur është bilanci i një sulmi me autobombë në provincën Idlib të Sirisë.

1024812
Siri – 2 të vdekur nga një sulm me autobombë në Idlib

Si pasojë e shpërthimit të një autobombe në qytetin Idlib të Sirisë kanë humbur jetën 2 civilë dhe janë plagosur të paktën 13 të tjerë.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Mbrojtjes Civile një automjet me bombë ka shpërthyer në qendër të provincës Idlib.

Nga shpërthimi kanë gjetur vdekjen 1 grua dhe një fëmijë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile ndërhynë dhe të plagosurit u transferuan në spitalet përreth.

Shpërthimi shkaktoi dëme materiale tek godinat dhe shumë automjetet e parkuara në rrugë.



Lajme të ngjashme