Lavrov: SHBA-ja ushtron presion ndaj vendeve që duan të blejnë armatime nga Rusia

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, kritikoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me vendet që duan të blejnë armatime nga Rusia...

Lavrov: SHBA-ja ushtron presion ndaj vendeve që duan të blejnë armatime nga Rusia

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, kritikoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me vendet që duan të blejnë armatime nga Rusia.

Gjatë fjalës së rastit në një aktivitetet në Vladimir, rajon federal rreth 190 km në lindje të Moskës, Sergey Lavrov deklaroi se janë në dijeni të planeve ushtarake antiruse të SHBA-së dhe disa vendeve perëndimore.

Lavrov theksoi se sovraniteti i Rusisë është duke u mbrojtur dhe do të vazhdojë të mbrohet me kuptimin e plotë të fjalës.

“Ndërsa presioni i SHBA-së kundër vendeve që duan të blejnë armatime nga Rusia, mbart paqartësi dhe rrezik konflikti”, shtoi ai.

Shefi i diplomacisë ruse argumentoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ushtrojnë presion haptazi rreth kësaj çështjeje ndaj vendeve si Turqia, India dhe Indonezia.

“Vendet që kërkojnë të blejnë armatime nga Rusia, s’duan që e drejta e tyre për të vendosur se me kë do të bëjnë tregti të bëhet objekt kërcënimi apo ultimatumi. Ndërsa SHBA-ja bën presion haptazi që ato të tërhiqen nga marrëveshjet në fjalë. Teksa po kalojmë në një rend botëror shumëpolësh, më demokratik dhe më të drejtë, është e pashmangshme që palët, fusha e influencës së të cilave zvogëlohet, të shfaqin rezistencë. Rëndësia e Kombeve të Bashkuara do të rritet edhe më shumë në këtë proces”, vijoi ministri rus i Punëve të Jashtme.

“Hapësira është një fushë tjetër ku rregullat mungojnë dhe SHBA-ja këmbëngul që të ruajë këtë parregullsi”, shtoi Lavrov duke nënvizuar se Uashingtoni ka refuzuar propozimet e Moskës dhe Pekinit për të parandaluar përdorimin e armëve në hapësirë.



Lajme të ngjashme