Terroristët i shesin armët amerikane në tregun e zi, ShBA-ja u dërgon të tjera

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend të premtimit të dhënë për të mbledhur armët që i ka dërguar PKK/PYD-YPG-së, bën të kundërtën dhe i dërgon terroristëve armë të reja.

Terroristët i shesin armët amerikane në tregun e zi, ShBA-ja u dërgon të tjera

Organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG, që në bazë të marrëveshjes së bërë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në fund të vitit 2018-të, duhet të tërhiqet nga perëndimi i nënprefekturës Menbixh në Siri dhe Lumi Eufrat, duke shitur armët që zotëron në tregun e zi, siguron kontribut financiar për organizatën separatiste terroriste PKK.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend të premtimit të dhënë për të mbledhur armët që i ka dërguar PKK/PYD-YPG-së, bën të kundërtën dhe i dërgon terroristëve armë të reja.  

Autokolona me automjete të blinduara, e përbërë nga 200 mauna të mbushura me armë të rënda dhe municione, kaloi në Siri duke përdorur Portën Kufitare Semelka, në kontrollin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG).   

Nga ana tjetër, në veri të Sirisë, organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG, armët e marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shet në tregun e zi.    

Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deri në fund të vitit 2018-të, YPG-ja duhet të tërhiqet nga perëndimi i nënprefekturës Menbixh në Siri dhe Lumi Eufrat dhe armët duhet t’ia kthejë Amerikës.  

Organizata terroriste, duke mos ia kthyer armët e mara Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ndërron atyre vendin duke pasur si qëllim që ti përdorë ndaj një operacioni të mundshëm të Turqisë.  

 


Lajme të ngjashme