Gjermani – "Bild": Ekstremi i djathtë është në rritje dhe gati për akte të dhunshme

Lëvizja e ekstremit të djathtë gjerman, "Qytetarët e Mbretërisë", është në rritje dhe gati për aksione të dhunshme, ky është parashikimi i publikuar nga e përditshmja më e shitur gjermane, "Bild"...

Gjermani – "Bild": Ekstremi i djathtë është në rritje dhe gati për akte të dhunshme

Lëvizja e ekstremit të djathtë gjerman, "Qytetarët e Mbretërisë", është në rritje dhe gati për akte të dhunshme, ky është parashikimi i publikuar nga e përditshmja më e shitur gjermane, "Bild", pas raportit nga ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, së bashku me presidentin e Zyrës Federale për Sigurinë (BfV).

Janë rreth 16.500 persona të përfshirë në këtë lëvizje në vitin 2017, e cila në 2016-n numëronte 10.000 të tillë.

Kjo lëvizje nuk njeh legjitimitetin e republikës federale, e lindur pas Luftës II Botërore.

"Përveç agresivitetit verbal, ky grup ka pasion armët", sipas raportit të agjencisë federale, e cila shton se "grupi do të ishte gati për t’i përdorur ato për situate të dhunshme".



Lajme të ngjashme