Siri - Sulm me autobombë në qytezën Akterin të Azezit

Në sulmin me autobombë të ndërmarrë në qytezën Akterin të Azezit të Sirisë ka humbur jetën të paktën një civil.

Siri - Sulm me autobombë në qytezën Akterin të Azezit

Në sulmin me autobombë të ndërmarrë në qytezën Akterin të Azezit të Sirisë ka humbur jetën të paktën një civil.

Ndërkaq në sulmin e ndërmarrë në zonën ku ndodhen godinat e udhëheqjes vendore janë plagosur 23 civilë.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm janë dëmtuar godinat përreth ndërsa u dogjën disa makina.

Ndërkohë që forcat e sigurisë rritën masat e sigurisë në këtë zonë ekipet e mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) kanë filluar me punime për heqjen e rrënojave dhe për fikjen e zjarrit.   

Ammar Selmo, drejtori i mbrojtjes civile në Halep deklaroi se “Personi me makinën me të cilën është kryer sulmi me bombë ndërmori një sulm vetëvrasës para godinës së kuvendit. Ekipet tona vazhdojnë me punime në zonën e shpërthimit”.

Njoftohet se ende askush nuk e mori përsipër përgjegjësinë për sulm.



Lajme të ngjashme