Jordania lejoi strehimin e përkohshëm të 422 pjesëtarëve të "Helmetave të Bardha"

422 personave të ekipeve të mbrojtjes civile të Sirisë, të njohura si ‘Helmetat e Bardha’, u është lejuar kalimi në Angli, Gjermani dhe Kanada, tre vende perëndimore këto të cilat premtuan ti strehojnë.

Jordania lejoi strehimin e përkohshëm të 422 pjesëtarëve të "Helmetave të Bardha"

Ministria e Jashtme e Jordanisë lejoi kalimin dhe strehimin në 3 vende perëndimore të 422 pjesëtarëve të ekipeve të mbrojtjes civile të Sirisë të njohura si “Helmetat e Bardha”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, ambasadori Muhammed Al-Kayid në komunikatën e lëshuar me shkrim ka thënë se “422 personave të ekipeve të mbrojtjes civile të Sirisë, të njohura si ‘Helmetat e Bardha’, u është lejuar kalimi në Angli, Gjermani dhe Kanada, tre vende perëndimore këto të cilat premtuan ti strehojnë”.

Ndërkaq në një komunikatë të mëhershme të bërë nga kjo ministri thuhej se numri i pjesëtarëve të ekipeve të mbrojtjes civile që kanë hyrë në vend dhe të cilëve u është lejuar kalimi është 800.

Ndërsa ministria në fjalë në këtë komunikatë korrigjoi të dhënat duke thënë se shifrat e dhëna më herë nga ministria nuk janë të sakta.

Zëdhënësi Kayid, i cili qartësoi konfuzionin në shifra, tha se gjatë bisedimeve të bëra me vendet përkatëse fillimisht ishte vendosur që numri i pjesëtarëve të Helmetave të Bardha të jetë 800, ndërsa më pas u vendos për 422 persona.

Bëhet e ditur se 422 vullnetarë të mbrojtjes civile që do të strehohen në Angli, Gjermani dhe Kanada brenda 3 muajve do të kalojnë në vendet në fjalë.

Kayid nuk dha informata në lidhje me vendndodhjen e pjesëtarëve të ekipeve të mbrojtjes civile ndërsa u mjaftua duke thënë se ata ndodhen në një vend të mbyllur ku nuk lejohen hyrje-daljet.

Ai shtoi se Helmetave të Bardha u është lejuar kalimi nëpërmjet Jordanisë vetëm për shkaqe humanitare.

Për këtë organizatë të mbrojtjes civile në Siri, e cila njihet si “Helmetat e Bardha”, për herë të parë ka filluar të bëhet fjalë në vitin 2011.

Helmetat e Bardha kanë mbi 100 qendra në qytete të ndryshme të Sirisë.

Supozohet se për këtë organizatë punojnë afërsisht 3 mijë vullnetarë të paarmatosur, të cilët punojnë në shpëtimin e të plagosurve dhe nxjerrjen e kufomave nga rrënojat.

Në ceremoninë e 89-të të ndarjes së Çmimeve Oscar, që u organizua vitin e kaluar, Helmetat e Bardha fituan këtë çmim në kategorinë e filmave të shkurtë dokumentarë, për filmin me titull “The White Helmets”.



Lajme të ngjashme