Irak – Neutralizohen autorët e sulmit ndaj prefekturës në Erbil

Janë neutralizuar të tre agresorët që morën në shënjestër sot në mëngjes godinën e guvernatorit në Erbil, e cila në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut, ndërsa është shpëtuar edhe punonjësi i marrë peng.

Irak – Neutralizohen autorët e sulmit ndaj prefekturës në Erbil

Agresorët pasi kishin hyrë brenda godinës së guvernatorit të Erbilit kishin refuzuar të dorëzoheshin dhe kishin hapur zjarr kundër forcave të sigurisë, që përpiqeshin të hynin në godinë nga kati i 3-të i saj.

Njëri nga agresorët kishte aktivizuar mjetin shpërthyes që mbante në vete duke shkaktuar plagosjen e dy policëve.

Njoftohet se shkëmbimi i zjarrit në godinën e prefekturës ka përfunduar dhe zona kontrollohet nga forcat e sigurisë.

Mendohet se sulmin e ka planifikuar organizata terroriste DAESH.

Kurse gjatë një sulmi tjetër vetëvrasës me bombë të kryer nga organizata terroriste DAESH më 19 nëntor të vitit 2014 ndaj kabinetit të guvernatorit, kishin humbur jetën pesë persona.



Lajme të ngjashme