SHBA-ja refuzon propozimin e Rusisë një referendum në lindje të Ukrainës

“Do të konsiderojmë të jashtëligjshëm referendumin që mund të mbahet në rajonet lindore të Ukrainës”, paralajmëroi Shtëpia e Bardhë...

SHBA-ja refuzon propozimin e Rusisë një referendum në lindje të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar propozimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për organizimin e një referendumi në lindje të Ukrainës.

“Do të konsiderojmë të jashtëligjshëm referendumin që mund të mbahet në rajonet lindore të Ukrainës”, paralajmëroi Shtëpia e Bardhë.

Ambasadori i Rusisë në Uashington, Anatoli Antonov, njoftoi të premten se propozime konkrete, përfshi këtu organizimin e një referendumi në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës për t’i dhënë fund konfliktit, u diskutuan nga presidentët Vladimir Putin dhe Donald Trump gjatë samitit të tyre në kryeqytetin Helsinki të Finlandës.

Kësaj deklarate të diplomatit rus i është përgjigjur Garrett Marquis, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) të presidentit amerikan.

“Marrëveshjet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës nuk përfshijnë opsionin e referendumit”, deklaroi Marquis.

“Çdo përpjekje për organizimin e një të ashtuquajturi referendum nuk do të ketë legjitimitet”, shtoi zëdhënësi amerikan.



Lajme të ngjashme