Gjermani – Maas: Uashingtoni dhe Moska të vazhdojnë bisedimet edhe pas Helsinkit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që të vazhdojnë bisedimet edhe pas samitit të Helsinkit mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin...

Gjermani – Maas: Uashingtoni dhe Moska të vazhdojnë bisedimet edhe pas Helsinkit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që të vazhdojnë bisedimet edhe pas samitit të Helsinkit mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.

“Është e rëndësishme që SHBA-ja dhe Rusia të bisedojnë me njëra-tjetrën”, deklaroi Maas të martën për grupin mediatik gjerman, “RND”.

“Ne nuk mund të përballojmë heshtjen mes Moskës dhe Uashingtonit mbi Sirinë, Ukrainën, kontrollin dhe reduktimin e armëve”, theksoi ai.

“Dialogu është thelbësor për marrëdhëniet e brendshme, sikurse është serioziteti, vazhdimësia dhe puna e fortë, madje edhe larg vëmendjes”, shtoi shefi i diplomacisë gjermane.

Trumpi dhe Putini u takuan të hënën në kryeqytetin finalndez për një samit kokë më kokë, ku vendosën “të rikthejnë” marrëdhëniet dypalëshe.



Lajme të ngjashme