Kina: Të ruhen arritjet e multilateralizmit për çështjen bërthamore të Iranit

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunyin, deklaroi në një konferencë për shtyp se ruajtja dhe zbatimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse për çështjen bërthamore të Iranit ka një rrugë të gjatë përpara...

Kina: Të ruhen arritjet e multilateralizmit për çështjen bërthamore të Iranit

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunyin, deklaroi në një konferencë për shtyp se ruajtja dhe zbatimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse për çështjen bërthamore të Iranit ka një rrugë të gjatë përpara, sipas CRI-së.

Kina do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e arritjeve të multilateralizmit. Kina nuk do të pranojë në asnjë mënyrë sanksionet e njëanshme pa u bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe do të këmbëngulë për ruajtjen e interesave të saj legjitime.

Më 6 korrik, në Vjenë, u organizua Konferenca e Ministrave të Jashtëm mbi çështjen bërthamore të Iranit. Hua Chunying u shpreh se kjo është konferenca e parë e ministrave të jashtëm që pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja e përgjithshme. Aktualisht marrëveshja gjithëpërfshirëse për çështjen bërthamore iraniane ndodhet në një moment kritik, ku duhet vendosur se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen. Organizimi i kësaj konference ka shfaqur përkrahjen e palëve të ndryshme për marrëveshjen në fjalë. Deklarata e përbashkët e ministrave të Jashtëm dha sinjale pozitive politike.

Hua Chunying tha se pala iraniane vazhdon të mbetet në marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Palët e ndryshme kanë shfaqur gjithashtu vullnetin e qartë për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje. Kjo është arritja më e rëndësishme politike në këtë konferencë.

Ajo theksoi se palët ranë dakord të qëndrojnë të bashkuara dhe të kundërshtojnë të gjithë bashkë sanksionet e njëanshme që shkelin rregullat ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, mori pjesë në këtë konferencë dhe nxiti takimin për arritjen e një deklarate të përbashkët.



Lajme të ngjashme