Japoni – Rëndohet bilanci i përmbytjeve, të paktën 109 të vdekur dhe 80 të zhdukur

Është rritur në 109 bilanci i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet dhe shkarjet e tokës si pasojë e shirave të rrëmbyeshme në zonat qendrore dhe perëndimore të Japonisë...

japonya sel.jpg
Japonya.jpg
japonya.jpg
japonya sel1.jpg
japonya sel.jpg
japonya.jpg

Është rritur në 109 bilanci i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet dhe shkarjet e tokës si pasojë e shirave të rrëmbyeshme në zonat qendrore dhe perëndimore të Japonisë.

Të paktën 80 të tjerë mbeten të zhdukur dhe dhjetëra-mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të këtyre fatkeqësive natyrore në 19 prefektura të vendit ishullor.

Shumica e rasteve me pasojë vdekjen ndodhën në Hiroshima, ku qindra banesa janë dëmtuar. Viktima të tjera janë raportuar në Ehime, Okajama, Jamaguçi, Kioto, Gifu, Shiga, Hiogo, Koçi dhe Fukuoka.

Departamenti i Menaxhimit të Zjarreve dhe Fatkeqësive në Japoni bëri me dije se është rritur në 73 mijë numri i ekspertëve të angazhuar në aksionet e kërkim-shpëtimit nga ekipet e Mbrojtjes Civile, Rojës Bregdetare, Policisë dhe Zjarrfikëses, ndërkohë që mbi 23 mijë persona po strehohen në qendrat e evakuimit.

Autoritetet njoftuan gjithashtu se 267 mijë shtëpi në 11 prefektura të vendit nuk furnizohen me ujë, rrugët janë bllokuar nga balta dhe vërshimet e ujërave, ndërkohë që në shumë zona të tjera është e pamundur të realizohen udhëtimet me tren.

Ndërkohë, Agjencia Japoneze e Meteorologjisë paralajmëroi banorët e këtyre zonave për më shumë rrëshqitje të tokës dhe përmbytje. Më shumë se 5,9 milionë njerëz janë urdhëruar ose këshilluar të evakuojnë banesat e tyre në 19 prefektura.

Zyrtarët besojnë se numri i të vdekurve do të rritet më tej, pasi shumë njerëz besohet të jenë të bllokuar në shtëpitë e tyre për shkak të rrugëve të bllokuara.

Mediat japoneze bëjnë me dije se përballë situatës tejet të rënduar, Kryeministri Shinzo Abe ka vendosur të anulojë turneun e vizitave në Belgjikë, Francë, Arabi Saudite dhe Egjipt, planifikuar të niste të mërkurën, për t’u dhënë përparësi qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore.



Lajme të ngjashme