Tunizi – Sulm terrorist pranë kufirit me Algjerinë, 9 të vdekur në radhët e forcave të sigurisë

Një patrullë e Gardës Kombëtare u zu pritë në provincën veriperëndimore Jendouba, pranë kufirit me Algjerinë, bëri të ditur Ministria tuniziane e Punëve të Brendshme në një deklaratë të shkurtër...

1008386
Tunizi – Sulm terrorist pranë kufirit me Algjerinë, 9 të vdekur në radhët e forcave të sigurisë

Të paktën 9 anëtarë të forcave të sigurisë humbën jetën në një sulm terrorist në perëndim të Tunizisë të dielën.

Një patrullë e Gardës Kombëtare u zu pritë në provincën veriperëndimore Jendouba, pranë kufirit me Algjerinë, bëri të ditur Ministria tuniziane e Punëve të Brendshme në një deklaratë të shkurtër.

Ajo shtoi se ka nisur menjëherë një operacion “gjuetie” për grupin terrorist përgjegjës për sulmin.

Megjithatë asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë e sulmit.

Në vitin 2015, një grup terrorist kreu 3 sulme të mëdha në Sousse duke vrarë dhjetëra persona, përfshi këtu edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Kurse në 2016-n, organizata terroriste, DAESH, organizoi sulme vdekjeprurëse në postat ushtarake dhe të sigurisë në qytetin lindor Ben Guerdan, pranë kufirit me Libinë, duke vrarë 12 ushtarë dhe 7 civilë.



Lajme të ngjashme