Koreja e Veriut: Qendrimi amerikan "shumë për të ardhur keq"

Pheniani dënoi të shtunën "kërkesat e babëzitura" të Uashingtonit dhe e cilësoi sjelljen e tij "shumë për të ardhur keq", në përfundim të bisedimeve në kryeqytetin koreanoverior me shefin e diplomacisë amerikane...

Koreja e Veriut: Qendrimi amerikan "shumë për të ardhur keq"

Koreja e Veriut dënoi të shtunën "kërkesat e babëzitura" të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e cilësoi sjelljen e saj "shumë për të ardhur keq", në përfundim të bisedimeve në Phenian ndërmjet nënkryetarit të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut për Çështjet e Koresë së Jugut dhe njëherësh shefi të Departamentit të Punës së Frontit të Bashkuar, Kim Yong-Chol dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

"Qëndrimi amerikan dhe pozicioni i mbajtur gjatë bisedimeve të nivelit të lartë të premten dhe të shtunën ishin shumë për të ardhur keq", deklaroi Ministria koreanoveriore e Punëve të Jashtme në një deklaratë, cituar nga agjencia e lajmeve koreanojugore, "Yonhap" duke shtuar se pala amerikane kishte bërë kërkesa “të njëanshme dhe prej gangsteri” për një çarmatim bërthamor “të plotë, të vërtetueshëm dhe të pakthyeshëm”.

Këto dy ditë bisedime synonin hartimin e një plani konkret për denuklearizimin e gadishullit Korean.



Lajme të ngjashme