Trump: Jam më se i gatshëm për takimin me Putin

Përballë kritikave në lidhje me takimin Presiodenti Donald Trump tha se pret të ketë një bisedë të mirë me udhëheqësin rus.

Trump: Jam më se i gatshëm për takimin me Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri të ditur se gjatë gjithë jetës është përgatitur për takimin me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në një miting të organizuar në Montana, Presidenti Trump bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me takimin e tij me Presidentin Putin që do të mbahet më 16 korrik në kryeqytetin Helsinki të Finlandës.

Përballë kritikave në lidhje me takimin ai tha se pret të ketë një bisedë të mirë me udhëheqësin rus, ndërsa bëri të ditur se rezultat i këtij takimi do të vendosen marrëdhënie të mira mes dy vendeve.

“Është gjë e mirë të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet, përfshirë edhe Rusinë, ndërsa Putini është një njeri i mirë”, u shpreh Trump.

Presidenti i ShBA-së gjithashtu reagoi ndaj perceptimit se ky takim do të dëmtojë interesat kombëtare për shkak të ambicies së tij diplomatike.

“Putini është i përgatitur mirë. Por, a do të jem unë i gatshëm? Mund të them se jam plotësisht i gatshëm. Jam përgatitur gjatë gjithë jetës për këtë. Më besoni, ne do të bëjmë vetëm gjëra të mira, ndoshta vendosim edhe marrëdhënie të mira”, tha Trump.

Ambasadori i ShBA-së në Moskë, Jon Huntsman ka thënë se shpreson se takimi i Trumpit me Putin do të hapë rrugë për uljen e tensionimit dhe bashkëpunimit konstruktiv.

“Trump dhe Putin në Helsinki do të bisedojnë në lidhje me marrëdhëniet ruso-amerikane dhe për një sërë çështjesh të sigurisë kombëtare. Presidenti Trump i kushton rëndësi të veçantë këtij takimi nga aspekti i interesave kombëtare dhe synon të përcaktojë se a dëshiron Rusia ti avancojë marrëdhëniet apo jo”, ka thënë ambasadori Huntsman.

 


Lajme të ngjashme