Siri – Numri i civilëve të zhvendosur nga Dera i kalon të 350 mijët

Mbi 350 mijë civilë kanë ikur nga sulmet intensive të regjimit të Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij në qytetin Dera në jugperëndim të Sirisë.

1006979
Siri – Numri i civilëve të zhvendosur nga Dera i kalon të 350 mijët

Që kur regjimi dhe mbështetësit e tij nisën sulmet më 20 qershor në provincën jugperëndimore Dera të Sirisë për të marrë vendbanimet e kontrolluara nga opozitarët, vala e migrimeve në drejtim të kufirit me Jordaninë dhe Izraelin ka vazhduar me intensitet të madh.

Burimet e mbrojtjes civile në Dera raportojnë se numri i sirianëve që kanë arritur në kufirin me Jordaninë dhe Izraelin është mbi 350 mijë.

Civilët nga Dera, të cilët janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe duan të kalojnë në Jordani, kërkojnë mundësi strehimi në vijën kufitare mes dy vendeve.

Pjesa më e madhe e të zhvendosurve nuk kanë arritur të sigurojnë madje as edhe një çadër strehimi.

Qindra-mijëra civilë, shumica fëmijë dhe gra, jetojnë të privuar nga burimet e ujit të pastër.

Kushtet e refugjatëve janë vështirësuar edhe më shumë si pasojë e temperaturave të larta ekstreme deri në 45 gradë dhe erërave të shkretëtirës.

 


Lajme të ngjashme