Siri - Negociatat për armëpushim mes opozitarëve sirianë dhe Rusisë nuk japin rezultate

Përfaqësuesit e opozitarëve ushtarakë në Dera dhe delegacioni rus u takuan në Dera, ku biseduan për kushtet e vendosjes së armëpushimit të qëndrueshëm në këto vende.

Siri - Negociatat për armëpushim mes opozitarëve sirianë dhe Rusisë nuk japin rezultate

Njoftohet se negociatat e zhvilluara mes Rusisë dhe opozitarëve ushtarakë sirianë për vendosjen e një armëpushimi gjithëpërfshirës në Dera dhe Kunejtra në jugperëndim të Sirisë, kanë mbetur pa rezultate.

Përfaqësuesit e opozitarëve ushtarakë në Dera dhe delegacioni rus u takuan në Dera, ku biseduan për kushtet e vendosjes së armëpushimit të qëndrueshëm në këto vende.

Delegacioni negociator opozitar njoftoi se në bisedimet e zhvilluara me delegacionin rus nuk u arrit në marrëveshje.

Delegacioni i opozitarëve bëri të ditur se Rusia nuk kërkoi që opozitarët të braktisin njëherësh të gjitha armët e rënda, por negociatat dështuan për shkak të mospranimit nga ana e Rusisë të kërkesave për kthimin e civilëve të dëbuar në shtëpitë e tyre dhe që forcat e regjimit dhe përkrahësit e tyre iranian të tërhiqen nga vendet e marra nën kontroll pas 10 qershorit në Dera.

Opozitarët, të cilët kërkuan kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre dhe lirimin e të burgosurve, deklaruan se ata propozuan ti dorëzojnë gradualisht armët e rënda në qoftë se vendoset armëpushimi.

Negociatat e zhvilluara mes opozitarëve ushtarak sirianë dhe Rusisë më 30 qershor kishin mbetur pa rezultate, por pritet që këto negociata të mbahen sërish gjatë ditëve në vijim.

Me ofensivën e filluar më 10 qershor në Dera në jugperëndim të vendit forcat e regjimit dhe përkrahësit e tyre arritën ti vënë nën kontroll disa vende, ndërsa më 20 qershor me përkrahjen e Rusisë nga ajri filluan një operacion ushtarak për ti vënë nën kontroll zonat e kontrolluara nga opozitarët ushtarak në Dera.

Zëdhënësja e Organizatës së Programit Botëror për Ushqim (WFP) pranë OKB-së, Bettina Luescher njoftoi se për shkak të luftimeve nga Dera janë larguar mes 270-330 mijë civilë në drejtim të kufirit me Jordaninë dhe të Kodrave të Golanit, të cilat janë relativisht më të sigurta.  

Dera dhe Kunejtra ishin njëra prej 4 zonave të çtensionimit të shpallura në maj 2017 nga vendet garantuese të procesit të Astanës, Turqisë, Rusisë dhe Iranit. Ndërkaq pas 2 muajve Rusia, ShBA-ja dhe Jordania këtë zonë e përfshinë në një marrëveshje të posaçme, ndërsa ShBA-ja ndërpreu mbështetjen e opozitarëve në këtë rajon.

Kombet e Bashkuara shpesh herë shprehin shqetësimet e tyre për jetët e 750 mijë civilëve në Dera.

 


Lajme të ngjashme