Jemeni falënderon Turqinë për mbështetjen e dhënë

Ministri i Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Muhammed Said es-Saidi bëri fjalë me lëvdata për Turqinë për mbështetjen humanitare dhënë vendit të tij.

1006275
Jemeni falënderon Turqinë për mbështetjen e dhënë

Ministri i Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Jemenit, Muhammed Said es-Saidi bëri fjalë me lëvdata për Turqinë për mbështetjen humanitare dhënë vendit të tij.

Sipas lajmit që përcjell agjencia zyrtare e lajmeve e Jemenit, SABA, ministri Saidi në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite u takua me ambasadorin e Turqisë në Sana, Levent Eler.

Gjatë takimit u bisedua në lidhje me rindërtimin e Jementi dhe çështjet e bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy vendeve pas luftës.

Saidi rikujtoi se Turqia është duke i dhënë përkrahje humanitare të vazhdueshme Jemenit, i cili për më shumë se tre vjet përballet me luftë civile, ndërsa shprehu kënaqësinë dhe falënderime Turqisë për këto ndihma.

Ndërkaq ambasadori Eler theksoi se mbështetja që i jep Turqia udhëheqjes, qeverisë dhe popullit në Jemen do të vazhdojë, ndërsa shtoi se është e rëndësishme që ky vend të përkrahet edhe gjatë proceseve të zhvillimit dhe vendosjes së stabilitetit.

Turqia në shumicën e provincave të Jemenit, të cilat për shkak të luftimeve që po vazhdojnë për një kohë të gjatë në vend po ballafaqohen me kushte të rënda humanitare dhe me infrastrukturë të dëmtuar, nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Fondacionit të Entit për Çështje Fetare (TDV) po realizon projekte të ndryshme të ndihmave.

Në Jemen, ku për një kohë të gjatë po vazhdon paqëndrueshmëria politike, po jetohen luftime të armatosura mes forcave të Huthive dhe forcave besnike të udhëheqjes legjitime. Ndërkohë që Huthitë prej shtatorit 2014 e këtej janë duke mbajtur nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa vende tjera, forcat e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite prej marsit 2015 e këtej mbështesi qeverinë legjitime të Jemenit përballë Huthive.



Lajme të ngjashme