Irak - Rezultatet e votave të rinumëruara me dorë ndryshojnë përgjysmë nga ai elektronik

Në ditën e parë të numërimit me dorë të votave të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 12 maj në qytetin Kirkuk të Irakut, që filluan pas pretendimeve për mashtrim, në shesh doli diferenca në numrin e votave pothuajse për gjysmën e numrit.

1005529
Irak - Rezultatet e votave të rinumëruara me dorë ndryshojnë përgjysmë nga ai elektronik

Në ditën e parë të numërimit me dorë të votave të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 12 maj në qytetin Kirkuk të Irakut, që filluan pas pretendimeve për mashtrim, në shesh doli diferenca në numrin e votave pothuajse për gjysmën e numrit.

Ershet Salihi, kryetari i Frontit Turkmen të Irakut në lidhje me këtë çështje tha se: “Rezultatet e numërimit me dorë ndryshojnë pothuajse për gjysmë me ato të numërimit elektronik”.

Duke e bërë të ditur se kufizimi i numrit të vëzhguesve të subjekteve politike në sallë ku po zhvillohet numërimi me dorë nga ana e Komisionit Zgjedhor është një zhvillim negativ, Salihi tha që për shkak të procesit të ngadalshëm të numërimit, në ditë e parë janë numëruar vetëm 20 kuti të votimit.

“Koha prej 3 ditësh e përcaktuar nga ana e Komisionit për ti rinumëruar votat nuk do të jetë e mjaftueshme pasi procesi po zhvillohet ngadalë. Supozohet se për përfundimin e këtij procesi do të nevojiten 15 ditë pasi sot (dje) janë numëruar vetëm 20 kuti të votimit”, bëri të ditur Salihi.

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen se mosmarrja e përfaqësuesve të medias në sallë ku po kryhet numërimi paraqet shkelje të demokracisë.

Pretendohet se mashtrimet gjatë procesit të votimit me anë të pajisjeve elektronike janë bërë në zonat veriore me në krye Kirkukun.

Thuhet se votat e turkmenëve në Kirkuk kanë kaluar tek Administrata Rajonale Kurde (KRG).

Prej shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve e këtej, turkenët e këtij qyteti po organizojnë protesta me arsyetim se ka patur mashtrime dhe janë vjedhur votat në zgjedhje.

Protestat e mbajtura nga turkmenët po përkrahen edhe nga arabët.

Parlamenti i Irakut më 6 qershor kishte marrë vendim për rinumërimin me dorë të kutive të votimit në mbarë vendin dhe për anulimin e votave të atyre që votuan jashtë vendit, të zonave ku ndodhen emigrantët dhe votat e forcave të sigurisë të Administratës Rajonale Kurde (KRG).

Ndërkaq Gjykata Kushtetuese e Irakut deklaroi se vendimi i Parlamentit irakian i datës 21 qershor për rinumërimin me dorë të votave me arsyetim se në zgjedhje ka patur mashtrime është i drejtë, por anulimi i votave të forcave të sigurisë është në kundërshtim me kushtetutën.



Lajme të ngjashme