Ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut: Regjimi iranian do të përmbyset së shpejti

Ish-kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Rudy Giulliani, i njohur si një person i afërt i Presidentit të Shteteve të Bashkuara (ShBA) Donald Trump, tha se ka shumë shenja se regjimi iranian do të përmbyset së shpejti.

Ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut: Regjimi iranian do të përmbyset së shpejti

Në Paris të Francës Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit organizoi një aktivitet, ku morën pjesë Presidentja e Këshillit Meryem Rajavi, ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut Rudy Giulliani, shumë zyrtarë arabe dhe ndërkombëtarë.

Në fjalën e saj Rajavi falënderoi ata që luftojnë kundër regjimit në Iran duke argumentuar se për një Iran të lirë duhet rrëzuar regjimi dhe se fitorja ishte e afërt.

Rajavi nënvizoi se do të vazhdojnë të luftojnë deri në përmbysjen e regjimit iranian, duke pretenduar se rënia e ndikimit të udhëheqësi revolucionar të Iranit, Ajetullah Hamanei tregon se regjimi po shkon drejt rënies.

Duke thënë se Irani e ka humbur mbështetjen nga bashkësia ndërkombëtare dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Rajavi i ftoi të pranishmit në sallën e mbledhjes për të bërë atë që ata duhet të jenë në gjendje të bëjnë për rrëzimin e regjimit.

Duke thënë se hapi i parë drejt lirisë është dhënia e sovranitetit dhe pushtetit popullit, Rajavi argumentoi se gjëja e parë që do të bënte Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane pas rrëzimit të regjimit në Iran ishte mbajtja e zgjedhjeve.

Ndërsa Rudy Giulliani, i cili në vitet 1994 dhe 2001 ka qenë Kryetar i Bashkisë së Qytetit të Nju-Jorkut, tha se ai e kishte parë fundin e regjimit iranian.

Giulliani tha se vendet që vazhdojnë të mbështesin Iranin po mbështesin një vend që vret njerëzit dhe shkel të drejtat e njeriut dhe të grave, ndërsa shtoi se ka shumë shenja që regjimi iranian do të përmbyset së shpejti.

Përpjekja për një Iran të lirë duhet të vazhdojë, shtoi Giulliani.

Aktiviteti u ndoq nga delegacione dhe zyrtarë nga një numër vendesh duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Kanadanë, ShBA-në, Meksikën, Tunizinë, Marokun, Algjerinë, Libinë dhe Irakun.



Lajme të ngjashme