Pentagoni shqyrton tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania

Pentagoni është duke shqyrtuar kostot e largimit apo të një transferimi të ushtarëve amerikanë që ndodhen në Gjermani, kontigjenti më i rëndësishëm jashtë SHBA-së, njoftoi të shtunën e përditshmja “The Washington Post”...

Pentagoni shqyrton tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania

Pentagoni është duke shqyrtuar kostot e largimit apo të një transferimi të ushtarëve amerikanë që ndodhen në Gjermani, kontigjenti më i rëndësishëm jashtë SHBA-së, njoftoi të shtunën e përditshmja “The Washington Post”.

Kjo ide është përmendur edhe më parë nga Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një mbledhjeje me përgjegjësit ushtarakë, duke shkaktuar shqetësim në shumë vende evropiane anëtare të NATO-s, të cilat nuk e kuptojnë nëse Trumpi është serioz apo synon të shtojë presionin para një samiti të Organziatës së Traktatit të Atlantikut Verior në Bruksel, më 11 dhe 12 korrik.

Ai i ka dërguar një letër shtatë vendeve të Aleancës, përfshi këtu edhe Gjermaninë, për t’i kujtuar angazhimin e tyre që t’i dedikojnë 2% të produktit kombëtar bruto shpenzimeve ushtarake deri në vitin 2024.

Gjermania, marrëdhëniet e të cilës me Uashingtonin janë tensionuar muajt e fundit, ka njoftuar se nuk mund ta mbajë premtimin e saj.

Mes mundësive të shqyrtuara figuron riatdhesimi në SHBA i një pjese të madhe të trupave, rreth 35.000 ushtarë aktivë, si dhe transferimin e të gjithë ose një pjese të kontigjentit në Poloni, një aleat politik që Donald Trumpi e citon si model për përmbushjen e objektivit të kërkuar prej 2%.



Lajme të ngjashme