Pompeo: Me Turqinë mund të kemi bisedime më produktive

Me përfundimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi, Ankaraja dhe Uashingtoni tani mund të fillojnë një proces më produktiv bisedimesh,- tha të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Pompeo: Me Turqinë mund të kemi bisedime më produktive

Këto deklarata Mike Pompeo i bëri në përgjigje të pyetjeve të senatorëve gjatës seancës dëgjimore në lidhje me buxhetin e dikasterit të tij për vitin 2019.

Deklaratat e Pompeut lidhur me Turqinë japin sinjale mbi zhvillimet në të një të ardhme të afërt në marrëdhëniet turko-amerikane.

Në marrëdhëniet me Turqinë po kalojmë një periudhë të vështirë,- u shpreh Pompeo, ndërsa shtoi se Turqia është e pakënaqur nga bashkëpunimi i ngushtë që vendi i tij (ShBA) bën me PYD-YPG-në, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Senatori republikan, Lindsey Graham i drejtori Pompeut këtë pyetje: “Presidenti Rexhep Tajip Erdoan u rizgjodh për 5 vite. Si mund ta ndihmojmë ne si Kongres administratën e Presidentit Donald Trump, në mënyrë që ta shikojmë Turqinë si një partner më të mirë këtej e tutje?”.

“Tre javë më parë ne shënuam progres në drejtim të spastrimit nga terroristët të Menbixhit në Siri. Duke qenë se zgjedhjet në Turqi mbaruan, tani mund të hyjmë në një proces më produktiv bisedimesh me Turqinë.

Ne duhet ta pranojmë që Turqia është një pjesë e zgjidhjes politike në rajon. Duhet ta pranojmë që duhet të punojmë krah për krah me Turqinë”, u tha Pompeo senatorëve.

Kurse senatori demokrat, Van Hollen në pyetjet e tij drejtuar Pompeo insistoi se do t’ia dorëzonin apo jo Turqisë avionët luftarakë F-35 në rast se Turqia do të blinte nga Rusia sistemin e mbrojtjes raketore S-400.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje Pompoe nuk hyri në detaje, por u mjaftua me një përgjigje të shkurtër duke thënë se janë duke biseduar me Turqinë për raketat S-400.



Lajme të ngjashme