Juncker: Në solidaritetin e vendeve të BE-së rriten plasaritjet

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker tha se në solidaritetin mes vendeve anëtare janë krijuar plasaritje.

Juncker: Në solidaritetin e vendeve të BE-së rriten plasaritjet

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker bëri të ditur se në solidaritetin mes vendeve anëtare janë krijuar plasaritje.

“Vazhdon brishtësia e Bashkimit Evropian” tha Juncker.

Në fjalimin e mbajtur në Parlamentin Evropian në konferencën me titull: “Trashëgimia kulturore në Evropë: Ura midis së kaluarës dhe së ardhmes” Juncker tha se solidariteti ndërmjet vendeve anëtare është pjesë e marrëveshjes së themelimit të Bashkimit Evropian.

Ai tha se ndër vendet anëtare edhe më parë ka pasur mosmarrëveshje dhe duke tërhequr vëmendjen se këto mosmarrëveshje sa vijnë e shtohen, Ai tha: “Në solidaritetin ndër vendet anëtare krijohen plasaritje. Kjo ndodh pikërisht ndërkohë që punohet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për krizën e emigrantëve. Kjo rrit brishtësinë e Bashkimit Evropian”.

Juncker theksoi se plasaritjet mund të shkaktojnë “dëme të përhershme” dhe ky problem mund të tejkalohet me njohjen më mirë të vendeve me njëra tjetrën.



Lajme të ngjashme