BE: Zgjedhjet në Turqi vunë në pah përkushtimin e fortë të qytetarëve turq për demokracinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Poltikë të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn publikuan një komunikatë të përbashkët me shkrim në lidhje me zgjedhjet në Turqi...

Avrupa Birliği.jpg
federica mogherini johannes hahn.jpg
antonio guterres.jpg

Bashkimi Evropian bëri të ditur se pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet presidenciale dhe të përgjithshme të legjislaturës së 27-të vuri në pah përkushtimin e fortë të qytetarëve turq për demokracinë.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Poltikë të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn publikuan një komunikatë të përbashkët me shkrim në lidhje me zgjedhjet në Turqi të mbajtura më 24 qershor.

Mogherini dhe Hahn në komunikatën e përbashkët shkruajnë: “Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale dhe të përgjithshme të Turqisë ka qenë në nivel të lartë. Në këto zgjedhje kanë garuar një numër i madh i kandidatëve dhe subjekteve politike. Kjo është tregues i lidhjes së fortë të popullit turk me procesin demokratik dhe të drejtat civile, sundimin e ligjit dhe liritë themelore”.

Në komunikatë gjithashtu u tha se misioni vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka bërë të ditur se qytetarët kanë përdorur lehtësisht të drejtën e tyre për të zgjedhur.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Presidentin (Presidenti Recep Tayyip Erdogan) dhe Kuvendin e Turqisë në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta”, thuhet në komunikatë ku tërhiqet vëmendja se Turqia do të fillojë me sistemin e ri presidencial.

 

Edhe zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Farhan Haq ka thënë se Sekretari Guterres pret me padurim për të vazhduar bashkëpunimin me Turqinë në çështje të ndryshme.

Zëdhënësi Haq tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ndoqi nga afër zgjedhjet presidenciale dhe të përgjithshme në Turqi, ndërsa shtoi se “Sekretari pret me padurim për të vazhduar bashkëpunimin me Turqinë”.



Lajme të ngjashme