Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Netanyahu dhe Kushner diskutojnë mbi "Marrëveshjen e shekullit"

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe Jared Kushner, dhëndëri i Presidentit amerikan, Donald Trump dhe këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, diskutuan rreth "Marrëveshjes së shekullit" të përgatitur nga SHBA-ja për çështjen palestineze.

Netanyahu dhe Kushner diskutojnë mbi "Marrëveshjen e shekullit"

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe delegacioni amerikan i kryesuar nga Jared Kushner, dhëndëri i Presidentit amerikan, Donald Trump dhe këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, diskutuan rreth "Marrëveshjes së shekullit" të përgatitur nga SHBA-të për të rinisur negociatat e paqes midis Izraelit dhe Palestinës.

Në një kumtesë të bërë nga Kryeministria e Izraelit, u tha se përpos Netanyahut dhe Kushnerit, në takim të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-së në Izrael, David Friedman dhe i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt.

Netanyahu gjatë takimit shprehu mirënjohje të posaçme për Presidentin e SHBA-së Donald Trump për mbështetjen ndaj Izraelit.

Në takim përveç "Marrëveshjes së shekullit", u diskutua gjithashtu edhe situata humanitare në Gazë.

Sipas deklaratës së bërë nga konsullata amerikane thuhet se delegacioni amerikan nuk do të takohet me zyrtarë palestinezë.

Presidenti palestinez Mahmud Abbas më herët pati deklaruar se SHBA-të kanë humbur rolin e tyre si ndërmjetësuesit në negociata mes dy palëve pasi Trump në dhjetor 2017 solli vendimin për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

 

 


Lajme të ngjashme