Regjimi i Esadit filloi sulmet ndaj qytetit Deraa

Përkundër të gjitha paralajmërimeve të SHBA-ve, regjimi dhe përkrahësi i tij Irani, pas përfitimeve nga pjesa qendrore e vendit, ditë më parë ka nisur një operacion ndaj Deras për të marrë nën kontroll edhe jugun e vendit.

Regjimi i Esadit filloi sulmet ndaj qytetit Deraa

Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri, dje ka kryer 750 sulme tokësore dhe ajrore ndaj qytetit Dera në jug të vendit. Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 6 civilë, ndërsa të paktën 7 të tjerë janë plagosur.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha) në Dera, thuhet se regjimi dje ka kryer gjithsej 750 sulme në qytet dhe se 6 prej tyre janë bërë nga ajri.

Dera ishte një nga 4 zonat e çtensionimit të formuar nga garantuesit e procesit të Astanas, Turqisë, Iranit dhe Rusisë në muajin maj të vitit 2017.

Rusia dhe SHBA-të dy muaj më pas e hoqën qytetin Dera nga kjo marrëveshje dhe e shpallën zonë të veçantë të sigurt.

Më pas SHBA-ja tërhoqi ndihmat për opozitarët të cilët i mbështesnin në këtë rajon.

Përkundër të gjitha paralajmërimeve të SHBA-ve, regjimi dhe përkrahësi i tij Irani, pas përfitimeve nga pjesa qendrore e vendit, ditë më parë ka nisur një operacion ndaj Deras për të marrë nën kontroll edhe jugun e vendit.



Lajme të ngjashme