ShBA-ja nesër do ti dorëzojë Turqisë dy avionët e tipit F-35

Ceremonia e dorëzimit do të organizohet nesër në Fort Worth të Teksasit.

ShBA-ja nesër do ti dorëzojë Turqisë dy avionët e tipit F-35
 

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se dy avionët luftarak të tipit F-35 do ti dorëzohen Turqisë të enjten me një ceremoni që do të organizohet në qytetin Fort Worth të Teksasit.

Zëdhënësi i Pentagonit, Mike Andrews bëri të ditur se më 21 qershor në Fort Worth do të organizohet një ceremoni për Turqinë dhe se avionët fillimisht do të kalojnë në bazën Luke të Forcave Ajrore në Arizona, ku do të fillojë trajnimi i pilotëve turq dhe stafit për mirëmbajtjen e avionëve F-35.

Andrews shtoi se Departamenti i Mbrojtjes nuk do të komentojë draftin e vendimit të Senatit amerikan për bllokimin e shitjes së avionit luftarak F-35 Turqisë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia është njëra prej aleateve më të rëndësishme e NATO-s dhe njëra prej pjesëmarrëseve ndërkombëtare e programit të F-35-ës prej vitit 2002 e këtej”.

Që vendimi i Senatit amerikan të hyjë në fuqi është e nevojshme që të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe të dekretohet nga Presidenti Trump.



Lajme të ngjashme