SHBA – Zonja e Parë “urren” ndarjet e familjeve në kufi, kërkon reformë në ligjin për emigracionin

Melania Trump, bashkëshortja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur e shqetësuar nga politika shumë e diskutueshme e ndarjes së familjeve që hyjnë ilegalisht në vend...

994423
SHBA – Zonja e Parë “urren” ndarjet e familjeve në kufi, kërkon reformë në ligjin për emigracionin

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, deklaroi se “urren” të shohë familjet që ndahen në kufi.

Bashkëshortja e Presidentit Donald Trump është shprehur e shqetësuar nga politika shumë e diskutueshme e ndarjes së familjeve që hyjnë ilegalisht në vend.

Në një kohë kur ajo që po shkakton polemika të mëdha është pikërisht politika e “tolerancës zero në kufi” për emigracionin, e ndjekur nga i shoqi, Melania Trump kërkoi reformë të ligjeve të emigracionit nga të dyja palët e kufirit.

“Zonja Trump e ka shumë të vështirë që t’i shohë fëmijët të ndahen nga të afërmit e tyre dhe dëshiron një reformë të suksesshme emigracioni. Ajo beson se ne kemi nevojë për një vend që zbaton ligjet, por që njëherësh qeverisë me ndërgjegje”, theksoi zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham.

“Unë jetoj në një shtet kufitar dhe i vlerësoj përpjekjet për mbrojtjen e kufirit tonë të jashtëm, mirëpo kjo që po ndodh ma copëton zemrën”, tha Zonja e Parë e SHBA-së përmes një komunikate me shkrim.

Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), gati 2.000 fëmijë janë detyruar të ndahen nga familjet e tyre për shkak të kalimeve të jashtëligjshme kufitare nga data 19 prill deri më 31 maj të këtij viti.



Lajme të ngjashme