Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë kërkon nga Austria anulimin e vendimit për xhamitë

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë kërkoi nga qeveria e Austrisë të rishqyrtojë dhe të heq dorë nga vendimi për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e një numri të madh të imamëve.

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë kërkon nga Austria anulimin e vendimit për xhamitë

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë kërkoi nga qeveria e Austrisë të rishqyrtojë dhe të heq dorë nga vendimi për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e një numri të madh të imamëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Mysliman, Ali Muhyiddin Al-Karadagi, në një komunikatë me shkrim thotë se “Nga qeveria e Austrisë kërkoj që të rishqyrtojë dhe të heq dorë nga vendimi për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e një numri të madh të imamëve”.

Al-Karadagi këtë vendim e cilësoi si “racist dhe të papërgjegjshëm”, ndërsa shtoi se ky vendim aktualisht do të lindë pasoja të këqija, të cilat nuk do të mund ti përballojë bota dhe do të kontribuojë në ndarje mes njerëzve.

Ndërkaq Karadagi bëri të ditur se pakicat myslimane në Austri dhe vendet tjera perëndimore duhen ti përmbahen ligjeve, rregullave, të vendeve ku jetojnë dhe ti përmbahen procesit që do të lehtësojë integrimin. Ai u bëri thirrje myslimanëve në vendet perëndimore ta ruajnë njerëzimin, të punojnë në parandalimin e konflikteve ndërsektare, dhuna dhe ndasitë, të bëjnë thirrje për jetesë në mënyrë paqësore dhe për integrim pozitiv.

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz të premten e kaluar  deklaroi se ka ndaluar aktivitetet e 7 xhamive në vend, në mesin e të cilave njëra është turke, ndërsa ka anuluar lejet e qëndrimit të imamëve, posaçërisht të Unionit Turko-Islam të Kulturës dhe Solidaritetit të Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme