Fise të ndryshme etnike të Afrinit u bashkuan në iftar

Fiset kurde, turkmene, arabe dhe jezidi në Afrin të Sirisë, rajon i pastruar nga organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG me anë të operacionit “Dega e Ullirit”, u takuan në iftarin e unitetit.

989763
Fise të ndryshme etnike të Afrinit u bashkuan në iftar

Fiset kurde, turkmene, arabe dhe jezidi në Afrin të Sirisë, rajon i pastruar nga organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG me anë të operacionit “Dega e Ullirit”, u takuan në iftarin e unitetit.   

Në programin e iftarit morën pjesë liderët dhe familjet jezide, arabe, kurde, turkmene që kanë fituar lirinë me operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, kryetarët e kuvendeve të qendrës dhe qytezave të Afrinit, si dhe pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane.   

Në këtë program u bë thirrje për bashkim e unitet dhe liderët e fiseve theksuan mbështetjen ndaj Ushtrisë së Lirë Siriane dhe Forcave të Armatosura Turke për operacionet që mund të bëhen në menbixh dhe tokat e tjera të pushtuara të Sirisë.

Ebu Salih Kurd, i cili foli në emër të fisit kurd, bëri të ditur se iftari i vëllazërisë ka bashkuar arabët, kurdët dhe turkmenët ndërsa operacioni ‘Dega e Ullirit’ ka pastruar Afrinin nga terroristët.

“Ne jemi mbledhur këtu për të përforcuar vëllazërinë tonë. Ne jetojmë në Afrin si një trup i vetëm duke eliminuar diferencimin e racës. Unë falënderoj shumë qeverinë turke për mbështetjen e dhënë për Afrinin. Në të njëjtën mënyrë falënderoj edhe vëllezërit e mi arabë dhe turkmenë që kanë dhënë gjakun për këtë atdhe duke e spastruar atë nga terroristët”.  

Edhe Nizar Mahmud, që foli në emër të njësive të policisë së Afrinit tha: “Ne si një grusht i vetëm me Turqinë pastruam Afrinin nga terroristët. Shpresojmë që si një trup i vetëm ta bëjmë Afrinin dhe rajonet e tjera një vend më të mirë për të jetuar. Ne në Afrin jemi të gjithë sirianë. Ne jetojmë të gjithë së bashku këtu pa bërë diferencim feje, gjuhe dhe race”.  



Lajme të ngjashme