Samit Rusi-Kinë-Iran në sfondin e tensioneve me SHBA-në

Një samit që do të mbledhë krerët e shtetit të Rusisë, Kinës dhe Iranit pritet të nisë punimet të shtunën në lindje të Kinës, në një moment tensionesh të larta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Samit Rusi-Kinë-Iran në sfondin e tensioneve me SHBA-në

Një samit që do të mbledhë krerët e shtetit të Rusisë, Kinës dhe Iranit pritet të nisë punimet të shtunën në lindje të Kinës, në një moment tensionesh të larta tregtare kino-amerikane dhe ku Teherani kërkon të marrë mbështetjen e Pekinit dhe Moskës pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja për bërthamoren me Iranin (JCPOA).

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), e cila përveç Kinës dhe Rusisë bën bashkë disa shtete të Azisë Qendrore dhe Jugore, do të mbajë këtë fundjavë samitin e përvitshëm në qytetin e madh bregdetar, Qingdao.

Automjete të blinduara dhe forca të shumta sigurie kanë pushtuar rrugët e qytetit port, i njohur për kodrinat me pisha dhe vilat e stilit gjerman. Autoritetet kanë evakuuar tregtarët, banorët dhe turistët në disa lagje përpara ceremonisë së hapjes zyrtare të samitit të planifikuar pasditen e së shtunës.

Përkrah presidentit rus, Vladimir Putin dhe kreut të shtetit kinez, Xi Jinping, do të marrë pjesë një i ftuar i veçantë, Presidenti iranian, Hassan Rouhani. Edhe pse çështja e marrëveshjes për programin bërthamor iranian nuk është në rend të ditës, ky i fundit pritet të ketë bisedime për çështjen në fjalë me homologët e tij.



Lajme të ngjashme