Kanada – Evropianët kundërshtojnë njëzëri kthimin e Rusisë në G7

Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, katër shtetet evropiane të pranishme në G7, ranë dakort për të refuzuar kthimin e Rusisë në rrethin e ngushtë, një kërkesë e parashtruar më herët nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump...

Kanada – Evropianët kundërshtojnë njëzëri kthimin e Rusisë në G7

Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, katër shtetet evropiane të pranishme në G7, ranë dakort për të refuzuar kthimin e Rusisë në rrethin e ngushtë, një kërkesë e parashtruar më herët nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Liderët Emmanuel Macron, Angela Merkel, Theresa May dhe Giuseppe Conte, u mblodhën përpara nisjes së samitit në Kanada me iniciativë të presidentit francez dhe ranë dakort se pozicioni evropian nuk është për një kthim të Rusisë duke sjellë në vëmendje vigjilencën e G7-s përballë Moskës dhe mundësinë e dialogut, sipas këshilltarëve të Emmanuel Macron.

“Përpara nisjes së bisedimeve për këtë çështje, ne duhet të jemi të sigurt që Rusia do ndryshojë qëndrim dhe të huazojë një rrugë të re”, u prononcua Kryeministrja britanike, Theresa May, për kanalin informativ, “Sky News”.

Mundësia e dialogut me Moskën është një lëshim i bërë në Romë dhe presidenti i ri i Këshillit të Ministrave të Italisë ishte shprehur më herët në platformën sociale “Twitter” se mbështeste kthimin e Rusisë në grup.

Por Rusia u përjashtua në vitin 2014 pas aneksimit të Krimisë. Sot Krimeja vijon të jetë e aneksuar dhe Marrëveshjet e Minskut për zgjidhjen e krizës nuk janë zbatuar plotësisht, pasi nuk ka ardhur momenti i duhur për t’iu kthyer kësaj pike.



Lajme të ngjashme