Salihi: Prodhimi i centrifugave të reja nuk është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore

Salihi tha që nëse vendet nënshkruese nuk i mbajnë premtimet e tyre dhe nuk heqin sanksionet, atëherë Irani planifikon që punimeve bërthamore tu kthehet në nivel më të lart se para nënshkrimit të marrëveshjes.

Salihi: Prodhimi i centrifugave të reja nuk është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore

Kreu i Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Iranit, Ali Ekber Salihi në lidhje me fillimin e punimeve infrastrukturore për prodhimin e 190 mijë centrifugave në kuadër të programit bërthamor të vendi të tij tha se kjo nuk është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të arritur me vendet e grupit P5+1.

Në prononcimin e bërë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në kryeqytetin Teheran, Salihi tha se nëse vendet nënshkruese nuk i mbajnë premtimet e tyre dhe nuk heqin sanksionet, atëherë Irani planifikon që punimeve bërthamore tu kthehet në nivel më të lart se para nënshkrimit të marrëveshjes.

Duke pretenduar se aktivitetet bërthamore të vendit të tij janë në përputhje me aktivitetet paqësore të Agjencisë Ndërkombëtar të Energjisë Atomike, Salihi sqaroi edhe deklaratën e liderit fetar të Iranit Ali Hamaney në lidhje me 190 mijë centrifuga.

“Programi ynë nuk është kundër marrëveshjes bërthamore. Ne jemi të angazhuar për një marrëveshje bërthamore. Për shembull, ne kemi objekte që do të prodhojnë UF6 nga e ashtuquajtura ‘pasta e verdhë’. Pas marrëveshjes bërthamore kemi depozituar edhe 400 tonë lëndë të parë. Objektet përkatëse u modernizuan pas 10 vjetësh. Nuk është në kundërshtim të marrëveshjes bërthamore që ne të kthejmë pastën e verdhë në UF6. Kur lideri i Iranit, Ali Hamaney tha 190 mijë centrifuga, ai mendoi në përgatitjet në kuadër të marrëveshjes bërthamore e jo të prodhohen 190 mijë centrifuga brenda një kohe të shkurtë”, bëri të ditur Salihi.

Salihi tha se Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani ka urdhëruar Agjencinë e Energjisë Bërthamore për ta përgatitur qendrën ku do të mund të bëhet montazhi i makinerisë së re (centrifugave) për prodhimin e UF4 dhe UF6 dhe se Agjencisë për Energji Atomike të Kombeve të Bashkuara i dërguan një letër zyrtare në lidhje me hapat që do të hidhen.

Ai tha se programi bërthamor do të formësohet në bazë të hapave që do të hedhin vendet nënshkruese të marrëveshjes.

Lideri fetar i Iranit Ali Hamaney në deklaratën e bërë dje tha se vendi i tij nuk do të heq dorë nga aktivitetet bërthamore dhe kishte urdhëruar fillimin e ndërtimit të 190 mijë centrifugave.



Lajme të ngjashme