Nauert: Harta rrugore në Menbixh do të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se vendimet e përbashkëta të marra me Turqinë në lidhje me zonën e Menbixhit të Sirisë do të sjellin paqe dhe stabilitet në rajon.

Nauert: Harta rrugore në Menbixh do të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se vendimet e përbashkëta të marra me Turqinë në lidhje me zonën e Menbixhit të Sirisë do të sjellin paqe dhe stabilitet në rajon.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert gjatë konferencës për shtyp iu përgjigj pyetjeve në lidhje me takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu të realizua në Washington më 4 qershor.

“Si rezultat i mbledhjeve të mbajtura mes ShBA-së dhe Turqisë u arrit në një rregullim që do të mundësojë vendosjen e stabilitetit në Menbixh dhe vetë-administrim nga ana e banorëve të tij”, bëri të ditur zëdhënësja.

Duke tërhequr vëmendjen se YPG-ja, fraksioni i organizatës separatiste PKK-së në Siri, do të tërhiqet në lindje të lumit Eufrat, zëdhënësja Nauert tha se “Ata do të tërhiqen ashtu siç është përcaktuar në marrëveshje”.

Zëdhënësja në anën tjetër vuri theksin në hapat që do të hidhen në Menbixh, ndërsa shtoi se “në fazën e radhës do të kalohet nëse sigurohen kushtet e nevojshme”.

Në anën tjetër Nauert bëri të ditur se bisedimet mes Turqisë dhe ShBA-së në lidhje me çështjen do të vazhdojnë.

Ndërkaq edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu në lidhje me hartën rrugore të çështjes së Menbixhit të hartuar me ShBA-në tha se ky proces është në fazën e tretë dhe zbatimi i tij parashikohet të bëhet brenda disa muajve.

Ministri Çavusoglu bëri të ditur se qëllimi i hartës rrugore është spastrimi i Menbixhit nga organizatat terroriste dhe vendosja e stabilitetit dhe paqes në mënyrë të qëndrueshme.

 


Lajme të ngjashme