Palestinezët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare

Në demonstratën që organizuan të premten në qytetin Ramallah të pushtuar të Bregut Perëndimor, palestinezët kërkuan mbrojtje ndërkombëtare kundër sulmeve izraelite.

986605
Palestinezët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare

Manifestuesit u mblodhën para zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Ramallah dhe kërkuan që palestinezët të mbrohen ndërkombëtarisht nga sulmet izraelite.

Përveç pankartave dhe flamurit palestinez demonstruesit mbanin në duar edhe portretin e infermieres vullnetare, Rezzan en-Naccar, e cila u vra të premten nga ushtarët izraelitë në Gazë.

Duke folur në emër të grupit, Issam Ebu Bekir tha se bota duhet të punojë për të mbrojtur palestinezët dhe për të siguruar që Izraeli të japë llogari për krimet që ka bërë.

"Popujt e botës tani duhet t'i japin fund heshtjes dhe të bëjnë sa më shpejt një hap përpara për të mbrojtur të shtypurit",- tha Abu Bakr, i cili deklaroi se Izraeli vazhdon të shfrytëzojë hegjemoninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në botë dhe të bëjë krime kundër palestinezëve, të shkelë të drejtat e palestinezëve.

Duke kritikuar qëndrimin e ShBA-së ndaj çështjes palestineze, Ebu Bekir vuri në dukje se administrata e Uashingtonit është një partnere në krimet e Izraelit, sepse ajo mbështet pushimin izraelit dhe ka vënë veton ndaj p/rezolutës së OKB-së për ti siguruar Palestinës mbrojtje ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten përdorën veton ndaj projektrezolutës së paraqitur nga Kuvajti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke kërkuar mbrojtje për popullin palestinez dhe që kërkonte mbrojtje ndërkombëtare për popullin palestinez. Pavarësisht se p/rezoluta i mori votat e nevojshme, ajo nuk ishte pranuar për shkak të vetos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat janë një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kanë të drejtën e vetos.

Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), pasi vunë veton ndaj p/rezolutës që kërkonte mbrojtje për popullin palestinez, paraqitën për miratim në kundër-projektrezolutë për dënimin e Hamasit. Kjo p/rezolutë nuk ishte pranuar, pasi nuk kishte arritur të merrte numrin e kërkuar të votave, që është 9. Këtë projektrezolutë e kishte mbështetur vetëm ShBA-ja; ndërkohë që Rusia, Kuvajti dhe Bolivia e kishin kundërshtuar atë, ndërsa 11 vende kishin abstenuar.

 


Lajme të ngjashme