Një i plagosur palestinez bie dëshmor, numri i të martirizuarve arrin në 120

Një i ri palestinez u plagos si pësojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite gjatë protestave në Gazën e pushtuar nga Izraeli kundër transferimit më 14 maj të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel-Avivi në Jerusalem.

984628

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gazë bëri të ditur se 30 vjeçari i plagosur ra dëshmor për shkak të plagëve të tij të rënda.

Së bashku me këtë humbje numri i dëshmorëve që kanë humbur jetën gjatë protestave paqësore në kufirin e Gazës si pasojë e ndërhyrjeve të ushtrisë izraelite ka arritur në 120 ndërkohë që rreth 13 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pasi në datën 6 dhjetor 2017 kishte deklaruar se njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, më 14 maj ambasada amerikane u transferua me ceremoni zyrtare nga Tel-Avivi në Jerusalem. 

Lajme të ngjashme